RestoraFlor

Sistemi Imunitar

Sistemi imunitar është një mekanizëm i rëndësishëm i mbrojtjes së trupit
tonë kundër mikroorganizmave patogjenë, viruseve dhe substancave të
huaja të dëmshme. Përkujdesja ndaj sistemit imunitar është e rëndësishme
për të mbajtur trupin tonë të fortë dhe të shëndetshëm.

Disa nga faktorët që kontribuojnë në ruajtjen e një sistemi të fortë imunitar:
•Dietë e ekuilibruar;
•Stërvitje e rregullt;
•Gjumë i plotë;
•Menaxhim i stresit;
•Praktika të mira higjienike

Sistemi imunitar është një mekanizëm i rëndësishëm i mbrojtjes së trupit tonë kundër mikroorganizmave patogjenë, viruseve dhe substancave të huaja të dëmshme. Përkujdesja ndaj sistemit imunitar është e rëndësishme për të mbajtur trupin tonë të fortë dhe të shëndetshëm.

Disa nga faktorët që kontribuojnë në ruajtjen e një sistemi të fortë imunitar:
•Dietë e ekuilibruar;
•Stërvitje e rregullt;
•Gjumë i plotë;
•Menaxhim i stresit;
•Praktika të mira higjienike

Probiotikët, kur konsumohen në sasinë e duhur, mund të ndihmojnë në
ruajtjen e një ekuilibri të shëndetshëm të baktereve të intestinit, gjë që është
thelbësore për tretjen optimale dhe përthithjen e lëndëve ushqyese. Ato
gjithashtu mund të përmirësojnë funksionin e barrierës së gastro-intestinale,
duke parandaluar hyrjen e substancave të dëmshme në qarkullimin e gjakut.

Probiotikët kanë një ndikim të rëndësishëm në sistemin imunitar. Sa here të ndesheni me probiotikët, do shihni aty pranë termin imunorregullator. Nuk është edhe aq e ndërlikuar.
Probiotikët mbështesin shëndetin e qelizave epiteliale të zorrës, gjë që
stimulon përgjigjjen e tyrë, kur ndeshen me patogjenë. Krejt thjeshtë ata ndihmojnë në prodhimin e rruazave të bardha të gjakut, si në mukozë, ashtu edhe përgjithësisht në organizëm. Rruazat e bardha luajnë një rol kryesor në luftën kundër infeksioneve dhe mikroorganizmave të huaj. Përveç kësaj, probiotikët promovojnë prodhimin e antitrupave, që janë përgjegjëse për neutralizimin e mikroorganizmave patogjenë dhe substancave toksike. Kjo ndihmon në ndërtimin e një mbrojtjeje të fortë dhe të efektshme kundër sëmundjeve.
Një tjetër mekanizëm veprimi shumë interesant i probiotikëve është prodhimi i substancave baktericide (vrasësit e baktereve të këqia), falë së cilave nuk lejon as
patogjenët e as toksinat të depërtojnë në organizëm nëpërmjet zorrës.
Përfundimi është shumë i thjeshtë! Probiotikët kanë rol kyç në një organizëm
të shëndetshëm. Janë mburoja jonë ndaj patogjenëve, ndaj është e
rëndësishme të përfshijmë ushqime të pasura me probiotikë, ose suplemente
ushqimore, siç është Restoraflor në regjimin tonë ushqimor.