RestoraFlor

NoPath - Copy (2)

Diarreja

Diarreja është një problematikë shëndetësore që i prek shpesh fëmijët dhe bebet. Megjithatë, nëse nuk trajtohet në mënyrën e duhur, ajo mund të çojë në humbje të lëngjeve dhe elektroliteve, ndaj kërkon trajtim të menjëhershëm. Në këtë artikull do të diskutojmë diarrenë tek fëmijët dhe bebet, shkaqet e saj, si dhe trajtimin me probiotikë. Shkaqet e diarresë tek fëmijët dhe bebet mund të jenë të ndryshme, përfshirë infeksionet virale dhe bakteriale, ndryshime në dietë, alergjitë ushqimore, sëmundjet gastro- intestinale dhe stresi. Simptomat e diarresë përfshijnë lëngje të shpeshta dhe të lehta, dhimbje barku, dhimbje koke, dobësi dhe lodhje.
Trajtimi i diarresë tek fëmijët dhe bebet përfshin hidratimin e fëmijës, si dhe rregullimin e nivelit të probiotikëve dhe elektroliteve në trup. Është e rëndësishme që fëmijët të hanë ushqime të lehta dhe të pasura me elektrolite, siç janë supa dhe qumështi.
Përveç rregullimit të dietës ushqimore dhe hidratimit, probiotikët mund të jenë një zgjidhje efektive dhe e sigurt për trajtimin e diarresë tek fëmijët dhe bebet. Probiotikët janë organizma të gjallë, të cilët jetojnë normalisht në organizmin e njeriut. Në sasitë e duhura mirëmbajnë shëndetin e gjithë trupit, por veçanërisht atë gastro-intestinal. Duke rritur numrin e baktereve të shëndetshme në organizmin e fëmijëve, probiotikët mund të ndihmojnë me çrregullimet e traktit gastro-intestinal dhe janë veçanërisht të rëndësishëm
në trajtimin e diarresë.

Probioitkët janë organizma të gjallë, baktere ose kërpudha, që mund të…..

Diarreja Diarreja është një problematikë shëndetësore ….

Diarreja