Restoraflor ruan balancën e florës intestinale në raste çrregullimesh, të cilat vijnë si pasojë e terapive me antibiotikë; çrregullimeve intestinale; stresit.
RestoraFlor është një produkt i domosdoshëm për shëndetin gastro-intestinal dhe mund t'a gjeni lehtësisht në çdo farmaci.
E gjithë popullata (me përjashtim të moshave pediatrike).
Kombinimi i 10 miliardë cfu të Lactobacillus Rhamnosus GG dhe 1 miliard cfu i Saccharomyces boulardii rivendos ekuilibrin e florës bakteriale të zorrëve në rast të prishjes së balances fiziologjike për shkak të:
Marrjes së antibiotikëve
Çrregullimeve gastro-intestinale
Stresit
Udhëtimeve
Vitaminat B2, B6 dhe B12 ndihmojnë në reduktimin e lodhjes dhe gjendjes së këputjes. Gjithashtu vitaminat B6 dhe B12 nxitin dhe mbështesin veprimin e sistemit imunitar.
RestoraFlor™ mund të administrohet (merret) drejtpërdrejt nga flakoni (shishja) ose të hollohet në ujë ose lëngje frutash të cilat janë në temperaturën e dhomës.
10 flakonë
2 vite pas hapjes së kutisë, nëse respektohen kushtet e ruajtjes të shënuara në ambalazh nga vetë prodhuesi.
Foshnjat që nga lindja.
Bifidumbacterium breve M16V, Bifidumbacterium lactis HN019, Lactobacillus rhamnosus HN001, Bifidumbacterium lactis DSM 15954: 4 shtame probiotikësh thelbësorë për të promovuar ekuilibrin e florës bakteriale të zorrëve tek foshnjat nga 0 muajsh.
1 flakon prej 20 ml i cili ka një aplikator me pika.
1 ml në ditë.
2 vite, nëse flakoni nuk është i hapur dhe janë respektuar kushtet e ruajtjes së përcaktuara nga prodhuesi në kutinë e ambalazhit.
Probiotikët janë mikroorganizma të gjallë që ndihmojnë trupin tonë të funksionojë siç duhet, veçanërisht sistemin tretës. Megjithëse njerëzit shpesh i konsiderojnë mikroorganizmat, ose bakteret si të dëmshme, shumë baktere janë të mira për shëndetin tonë, madje jetojnë në mënyrë të natyrshme në organet tona. Probiotikët janë shembulli më i mirë që kemi për mikroorganizma të dobishëm për shëndetin. Puna kryesore e probiotikëve, është të ruajnë një ekuilibër të shëndetshëm në trupin tonë.
Kur jemi të sëmurë, bakteret e këqija hyjnë në trupin tonë dhe shtohen në numër. Bakteret e mira luftojnë të këqiat (patogjenët) me qëllim rivendosjen e ekuilibrit brenda trupit tonë. Mos harrojmë: “Shëndeti i mirë është i balancuar.”
E shpjeguar në gjuhë popullore, nëse probiotikët janë baktere “miqësore”, prebiotikët janë ushqimi për këto baktere. Në thelb prebiotikët janë përbërës ushqimorë, falë së cilëve probiotikët jetojnë në zorrën tonë. Ato luajnë një rol thelbësor në rritjen dhe zhvillimin probiotikëve, si dhe kanë funksion mbështetës në sintezën e vitaminave.
Nga njëra probiotikët sigurojnë një sistem të shëndetshëm tretës, nga ana tjetër janë prebiotikët, falë së cilëve këto mikroorganizma qëndrojnë të shëndetshme dhe të funksionojnë siç duhet. Është e rëndësishme që gjithmonë të marrim një sasi të ekuilibruar të probiotikëve dhe prebiotikëve për të siguruar një zorrë dhe trup të shëndetshëm.
Ka shumë ushqime të shëndetshme të pasura me probiotikë thelbësorë për shëndetin e sistemit tretës. Ushqimet e fermentuara janë burime të shkëlqyera të probiotikëve. Kosi është një nga burimet më të njohura, por mund të përmendim edhe gjizën, turshitë, etj.
Probiotikët kanë rol kyç në mirëmbajtjen e shëndetit tretës, por përfitimet e një diete të pasur me probiotikë nuk mbeten aty. Ato mbështesin sistemin imunitar, ndihmojnë me sintezën e vitaminave e gjithashtu ndihmojnë me përthithjen e elementëve ushqyes dhe të barnave.
Probiotikët janë mikroorganizma të gjallë që ofrojnë përfitime shëndetësore kur konsumohen në sasinë e duhur. Ato mund të merren me ndihmën e suplementeve ushqimore, por mund të konsumohen gjithashtu në mënyrë natyrale përmes ushqimeve të fermentuara. Probiotikët përgjithësisht konsiderohen të sigurt për shumicën e popullsisë, por nuk përjashtohen rastet e efekteve anësore. Megjithëse jo të zakonshme, disa efekte anësore të marrjes së probiotikëve janë një rritje e përkohshme e gazrave, fryrje, kapsllëk dhe etje. Disa njerëz gjithashtu mund të reagojnë ndaj aditivëve (përbërësve shtesë) në suplementet probiotike. Nëse kjo ndodh, duhet të ndaloni përdorimin e probiotikëve.
Probiotikët janë të dobishëm si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët. Nëse mjeku ka zgjedhur ta trajtojë problemin shëndetësor të fëmijës tuaj me antibiotikë ju sugjerojmë ta shoqëroni trajtimin me probiotikë. Marrja e një probiotiku mund të ndihmojë në shkurtimin e simptomave të infeksionit që po kalon vogëlushi.
Probiotikët mund të përdoren gjithashtu për të ndihmuar në lehtësimin e problemeve si kapsllëku, refluksi gastrik, diarreja, gazrat në bark dhe ekzema tek fëmijët.
Përfshirja e probiotikëve në dietën e fëmijës suaj përmes ushqimit është një mënyrë e sigurt e marrjes së tyre. Ushqimet si kosi dhe gjiza janë shpesh pjesë e një diete të ekuilibruar dhe mund të shtojnë mikroorganizma të mirë pa shumë rrezik.
Ekzistojnë suplemente të pasura me probiotikë të krijuara posaçërisht për foshnjet dhe fëmijët. Megjithatë, është e rëndësishme të flisni me pediatrin e fëmijës tuaj përpara se t’i jepni ndonjë shtesë probiotike ose të ndryshoni dietën e fëmijës për të përfshirë ushqime të pasura me probiotikë.
Probiotikët janë mikroorganizma e të gjallë, që jetojnë në mënyrë normale brenda zorrëve. Ato mirëmbajnë sistemin tretës dhe mbështesin imunitetin.
Antibiotikët janë barna të formuluara për të trajtuar infeksione. Ato merren vetëm më përshkrimin e mjekut. Antibiotikët vrasin bakteret patogjene (e këqija) në trup dhe forcojnë sistemin imunitar, me qëllim që organizmi të jetë gati për të luftuar infeksionet bakteriale.
Krahas baktereve patogjene, shpesh antibiotikët vrasin edhe bakteret e mira, prandaj gjithmonë rekomandohet që trajtimet me antibiotikë t’i shoqërojmë me sasinë e nevojshme të probiotikëve.
Përgjigjje e shkurtër: Po.
Antibiotikët janë barna që shpesh nevojiten për të luftuar një infeksion. Problemi qëndron që teksa vrasin mikroorganizmat patogjenë, ata gjithashtu po shkatërrojnë bakteret e mira. Disa njerëz kanë diarre pas marrjes së një antibiotiku. Tek njerëzit e tjerë, marrja e antibiotikëve dhe dëmtimi i florës normale mund të lejojë që mikroorganizma patogjenë të të popullojnë zorrën, gjë që mund të krijojë probleme shëndetësore.
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit.
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit.
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit.