SI RestoraFlor™ Junior NDIHMON NË RIVENDOSJEN E EKUILIBRIT TË FLORËS INTESTINALE TEK FËMIJËT

RestoraFlor™ Junior, një pluhur për tretësirë nga goja, është një suplement ushqyes që kombinon një përzierje të veçantë elektrolitësh me osmolaritet të përgjithshëm 226 mOsm/l me një sinbiotik (prebiotikë – frukto-oligosakaride dhe Lactobacillus rhamnosus GG ATCC n.53103 – një shtam probiotik i sigurtë dhe i studiuar klinikisht), në përputhje me udhëzuesit e WHO dhe ESPHGAN/ESPID. Tretësira e përftuar pas trejtes së pluhurit indikohet për rehidrim nga goja dhe/ose rivendosjen e balancës së florës intestinale, në gjendjet që shoqërohen me dehidratim të lehtë – moderuar dhe/ose çrregullimet e balance së florës intestinale bakteriale (diarre, të vjella ose djersitje të theksuar) nga shkaqe të ndryshme.

  • Target Grupi

    Fëmijët mbi 1 vjeç.

  • Përfitimet shëndetësore

    Në rastet e diarresë dhe të vjellave trupi humbet lëngje, kripëra dhe lëndë ushqyese të rëndësishme, dhe gjithashtu mund të çrregullohet balanca natyrale e florës bakteriale intestinale. RestoraFlor™ Junior kombinon 2 veprime në një bustinë të vetme:

    • Sasi optimale të Lactobacillus rhamnosus GG (ATCC nr.53103):
      5 billion CFUs** – shtami probiotik më i sigurtë dhe i testuar klinikisht, për të ruajtur ekuilibrin e florës bakteriale intestinale.
    • Formulimin ORS në përputhje me udhëzuesit WHO – ESPGHAN/ESPID që përmban natrium, kloride, citrate dhe dekstrozë për të siguruar rehidratimin e duhur dhe rivendosjen e lëngjeve dhe mineraleve të humbura.

    Paketimi inovativ i bustinave Twinactiv™, me dy dhoma të ndara, shmang kontaktin e drejtpëdrejtë të përbërësve aktivë dhe siguron stabilitetin e tyre në një formë unike. RestoraFlor™ Junior është e lehtë për t’u administruar: pluhuri me aromë frutash pylli tretet lehtësisht me 200 ml ujë në një gotë ose shishe ushqyese për fëmijë (biberon) dhe ka shije shumë të mirë.

  • Doza e rekomanduar

    Për fëmijë mbi 1 vjeç. Përmbajtja e 1 (një) bustine hidhet në një gotë ose biberon me 200 ml ujë, tretet mirë dhe merret sipas rekomandimeve të mëposhtme:

    1. DEHIDRATIM I LEHTË – I MODERUAR

    WHO rekomandon që gjatë 4 orëve të para (Faza e Rehidratimit):

    Sasia (ml) e ORS = Pesha fëmijës (kg) x 75

    ose në mungesë të njohurive mbi peshën e fëmijës, mund të ndiqet udhëzimi sipas Tabelës 1:

     

    Tabela 1

    Mosha 12 Muaj ≤ 2 Vjeç 2 – 5 Vjeç
    Pesha 10 – < 12 Kg 12 – 19 Kg
    RestoraFlorTM Junior 700 ml – 900 ml 900 ml – 1400 ml
    2.5 – 4.5 bustina 4.5 – 7 bustina
  • Paketimi

    Kuti x 12 bustina TwinactivTM.

  • Jetëgjatësia

    2 vite.

Informacion mbi Produktin

Vlerat ushqyese Për 2 bustina Për 1L %NRVs*
Natrium 552 mg 1379 mg
Kalium 313 mg 782 mg 15,6
Klorure 854 mg 2136 mg 106,8
Bikarbonat 488 mg 1220 mg
Dekstrozë 5273 mg 13.184 mg
Frukto-oligosakaride 20 mg 50 mg
Osmolariteti Total 226 mOsm/litër
L. rhamnosus GG 10 bn CFUs** 25 bn CFUs**

*Nutrient Reference Values
**CFUs = Colony Forming Units. Përmbajtja në qeliza të gjalla i referohet produktit të ruajtur në kushte të duhura.