FAQs

  • Çfarë janë probiotikët?

    Probiotikët janë mikroorganizma të gjalla (kryesisht bakterie, por edhe maja) të cilat mendohet që ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore. Për të siguruar këto përfitime shëndetësore, probiotikët duhet të jenë në gjendje t’i mbijetojnë mjedisit acidik të stomakut. Ata gjithashtu duhet të konsumohen në sasi të mjaftueshme.

  • Cilat janë përfitimet e vërtetuara shëndetësore të probiotikëve?

    Ka një numër të madh të provave shkencore që tregojnë se probiotikët janë efektivë për problemet gastrointestinale, duke përfshirë:

    • Diarrenë: sidomos diarrenë e lidhur me antibiotikë përfshirë episodet e shkaktuara nga infeksioni me C.difficile dhe diarrenë infektive.
    • Sindromën e zorrëve të irrituara.
    • Sëmundjet inflamatore të zorrëve: kolitin ulçeroz, pouchitis, dhe sëmundjen Crohn.
    • Intolerancën ndaj ushqimeve.
    • Infeksionin nga Helicobakter pylori.
  • A janë të gjithë probiotikët të njëjtë në aspektin e përfitimeve të tyre shëndetësore?

    Jo, përfitimet mjekësore janë specifike dhe të lidhura me një numër faktorësh të ndryshëm.  Nga një perspektivë shkencore, përshkrimi i duhur i një produkti probiotik duhet të përfshijë të shënuar në etiketë: Identifikimn e klasës dhe llojit, me nomeklaturën në përputhje me emrat aktualë shkencërisht të njohur; Përcaktimin e shtamit; Sasinë e gjallë të çdo shtami në fund të periudhës së skadencës; Kushtet e rekomanduara të ruajtjes; Sigurinë në kushtet e përdorimit të rekomanduar; Dozën e rekomanduar, e cila duhet të bazohet në nxitjen e efektit fiziologjik të deklaruar; Një përshkrim korrekt të efektit fiziologjik, për aq sa lejohet nga ligji; Informacionin e kontaktit për mbikqyrjen post-marketing.

  • Si mund t’i përfshij probiotikët në dietën time?

    Ju mund të përfshini probiotikët në dietën tuaj duke konsumuar ushqime probiotike (duke përfshirë pijet) ose duke marrë suplementë probiotikë. Në përgjithësi, suplementët probiotikë zakonisht përmbajnë një numër më të madh të organizmave probiotikë sesa ushqimet probiotike. Jini të vëmendshëm gjithashtu se shumë prej ushqimeve probiotike të përpunuara (p.sh. drithërat, granola dhe akullore) që janë të pranishme në raftet e dyqaneve tona ushqimore kanë shpesh nivele të larta të sheqerit dhe aditivëve.

  • Kur është koha më e mirë për të konsumuar probiotikët?

    Merrni probiotikët 15-30 minuta përpara ushqimit kur përmbajtja acide e stomakut është në nivelin më të ulët. Përmbajta acide e ulët mundëson që bakteriet (probiotikët) dhe majatë të mbeten të gjalla duke mos qëndruar së bashku me ushqimin në stomak, e për pasojë të arrijnë në zorrë, atje ku shfaqin edhe aktivitetin e tyre. Në rastet e marrjes së antibiotikëve nga goja, merrni probiotikët të paktën 2 orë përpara.

  • Ku mund të blihen probiotikë?

    Ju mund të blini ushqimet probiotike në dyqanet që mbajnë ushqime të shëndetëshme ndërsa suplementët ushqyes me përmbajtje probiotikësh mund të blihen në farmaci ose nëpërmjet internetit.

  • Çfarë efektesh anësore mund të shfaqen gjatë përdorimit të probiotikëve?

    Ju mund të vëreni fryrje ose dhembje barku, gazra, dhimbje barku, kapsllëk ose diarre në ditët e para të terapisë probiotike. Këto simptoma ndodhin për shkak se sistemi juaj i tretjes ribalancohet në favor të baktereve të mira. Simptomat duhet të zhduken pas disa ditësh. Sidoqoftë, nëse ato vazhdojnë, mund ta zvogëloni dozën dhe ta rrisni përsëri më pas në mënyrë graduale.

  • A janë probiotikët të sigurt për fëmijët?

    Po, ushqimet dhe suplementët probiotikë janë të sigurt për fëmijët. Ekziston një gamë e gjerë e suplementëve probiotikë të cilët janë të përshtatshëm për fëmijët. Ekzistojnë forma të ndryshme duke përfshirë tableta, kapsula dhe pluhur. Probiotikët janë gjithashtu të përshtatshëm edhe për foshnjat. Sapo të ndërpritet ushqyerja me gji, ushqimet probiotike mund të shtohen në dietën e fëmijës. Suplementë të ndryshëm me probiotikë janë gjithashtu të përshtatshëm për foshnjat.

Keni ndonjë pyetje tjetër?

Pyet Tani!