RestoraFlor<small>™</small> Liquid

RestoraFlor Liquid

RestoraFlor ™ Liquid është një suplement ushqyes i përbërë nga probiotikë, prebiotikë dhe vitamina të grupit B. RestoraFlor ™ Liquid kombinon dy nga nga shtamet probiotikë me prova më të forta klinike shkencore: 10 miliardë miliardë CFU Lactobacillus rhamnosus GG dhe 1 miliard CFU Saccharomyces boulardii, me prebiotikë (frukto-oligosakaride) dhe vitaminat B1, B2, B6 dhe B12 në shishe praktike të lëngshme me shije fruta pylli, veçanërisht e përshtatshme për të rriturit dhe fëmijët.

Mëso më shumë
RestoraFlor<small>™</small> Junior

RestoraFlor Junior

RestoraFlor™ Junior, një pluhur për tretësirë nga goja, është një suplement ushqyes që kombinon një përzierje të veçantë elektrolitësh me osmolaritet të përgjithshëm 226 mOsm/l me një sinbiotik (prebiotikë – frukto-oligosakaride dhe Lactobacillus rhamnosus GG ATCC n.53103 – një shtam probiotik i sigurtë dhe i studiuar klinikisht), në përputhje me udhëzuesit e WHO dhe ESPHGAN/ESPID. Tretësira e përftuar pas trejtes së pluhurit indikohet për rehidrim nga goja dhe/ose rivendosjen e balancës së florës intestinale, në gjendjet që shoqërohen me dehidratim të lehtë – moderuar dhe/ose çrregullimet e balance së florës intestinale bakteriale (diarre, të vjella ose djersitje të theksuar) nga shkaqe të ndryshme.

Mëso më shumë

Rreth nesh

Delta Pharma-Al

E themeluar në vitin 2006, me lokalizim në Tiranë, Shqipëri dhe degë në Kosovë, kompania operon në tregun farmaceutik duke ofruar një gamë të plotë shërbimesh: distribucion, aktivitet në fushën e shitjeve dhe marketingut, dhe së fundmi ka zgjeruar fokusin e saj të biznesit në fushën e prodhimit farmaceutik.

Divizionet e operimit

Kompania operon në tre divizione: shpërndarje, shitje aktive dhe marketing, prodhim përmes ekipeve të saj të dedikuar.
Është një partner serioz dhe i besueshëm i Ministrisë Shqiptare të Shëndetësisë, Fondit të Rimbursimit, Agjencisë Kombëtare të Barnave, Pajisjeve Mjekësore, Spitaleve, Farmacive dhe me Mjekët në të gjithë vendin.

Një kompani gjithmonë e në rritje

DeltaMed, e njohur më parë si Curri Pharma, e themeluar në vitin 2003 dhe e vendosur në Shkodër – Veriun e Shqipërisë, pjesë e grupit, mbulon shpërndarjen aktive në veri të Shqipërisë. Me një qarkullim vjetor prej 27 Milionë në vitin 2017. dhe rreth 150 punonjës, Delta Pharma -Al është një nga kompanitë më të mëdha farmaceutike që veprojnë në tregun shqiptar. Që nga viti 2013, kompania ka zgjeruar veprimtarinë e saj në tregun e Kosovës nëpërmjet degës së saj – Delta Pharma-Ks dhe në tregjet rajonale nëpërmjet partnerëve të saj.

VIZIONI

“Të jemi kompania më e respektuar dhe e besuar në tregun farmaceutik në Shqipëri.”

MISIONI

“Cilësia mbi të gjitha”, përmes ofrimit të standardeve më të larta të distribucionit, bashkëpunimit me kompanitë më të besueshme dhe promocionit aktiv në mënyrë etike.

QËLLIMI

“Të arrijmë një rritje të qëndrueshme në një periudhë aftamesme dhe afatgjatë dhe të ofrojmë vlera të shtuara tek të gjithë partnerët tanë përmes optimizitmit të portofolit aktual të shërbimeve dhe zgjerimit të mëtejshëm të tij përmes lançimeve të reja”.

Shëndet më i mirë dhe përmirësim i tretjes

Ato veprojnë si ushqim për probiotikët, përzierjet prebiotike ndihmojnë në balancimin e baktereve dhe toksinave të dëmshme të pranishme në traktin digjestiv, i cili ka implikime të shumta shëndetësore, duke përfshirë përmirësimin e tretjes.

Rrezik i reduktuar për sëmundjet e zemrës

Konsumi i ushqimeve me përmbajtje të lartë probiotikësh mund të reduktojë proçesin e glikimit, i cili shton radikalët e lirë dhe nxit inflamacionin, dhe ul rezistencën ndaj insulinës.

Mbrojtje e shëndetit të kockave

Probiotikët rrisin përthithjen e mineraleve në trup, duke përfshirë magnezin, ndoshta hekurin dhe kalçiumin.

FAQs

  • Çfarë janë probiotikët?

    Probiotikët janë mikroorganizma të gjalla (kryesisht bakterie, por edhe maja) të cilat mendohet që ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore. Për të siguruar këto përfitime shëndetësore, probiotikët duhet të jenë në gjendje t’i mbijetojnë mjedisit acidik të stomakut. Ata gjithashtu duhet të konsumohen në sasi të mjaftueshme.

  • Cilat janë përfitimet e vërtetuara shëndetësore të probiotikëve?

    Ka një numër të madh të provave shkencore që tregojnë se probiotikët janë efektivë për problemet gastrointestinale, duke përfshirë:

    • Diarrenë: sidomos diarrenë e lidhur me antibiotikë përfshirë episodet e shkaktuara nga infeksioni me C.difficile dhe diarrenë infektive.
    • Sindromën e zorrëve të irrituara.
    • Sëmundjet inflamatore të zorrëve: kolitin ulçeroz, pouchitis, dhe sëmundjen Crohn.
    • Intolerancën ndaj ushqimeve.
    • Infeksionin nga Helicobakter pylori.
  • A janë të gjithë probiotikët të njëjtë në aspektin e përfitimeve të tyre shëndetësore?

    Jo, përfitimet mjekësore janë specifike dhe të lidhura me një numër faktorësh të ndryshëm.  Nga një perspektivë shkencore, përshkrimi i duhur i një produkti probiotik duhet të përfshijë të shënuar në etiketë: Identifikimn e klasës dhe llojit, me nomeklaturën në përputhje me emrat aktualë shkencërisht të njohur; Përcaktimin e shtamit; Sasinë e gjallë të çdo shtami në fund të periudhës së skadencës; Kushtet e rekomanduara të ruajtjes; Sigurinë në kushtet e përdorimit të rekomanduar; Dozën e rekomanduar, e cila duhet të bazohet në nxitjen e efektit fiziologjik të deklaruar; Një përshkrim korrekt të efektit fiziologjik, për aq sa lejohet nga ligji; Informacionin e kontaktit për mbikqyrjen post-marketing.

  • Si mund t’i përfshij probiotikët në dietën time?

    Ju mund të përfshini probiotikët në dietën tuaj duke konsumuar ushqime probiotike (duke përfshirë pijet) ose duke marrë suplementë probiotikë. Në përgjithësi, suplementët probiotikë zakonisht përmbajnë një numër më të madh të organizmave probiotikë sesa ushqimet probiotike. Jini të vëmendshëm gjithashtu se shumë prej ushqimeve probiotike të përpunuara (p.sh. drithërat, granola dhe akullore) që janë të pranishme në raftet e dyqaneve tona ushqimore kanë shpesh nivele të larta të sheqerit dhe aditivëve.

  • Kur është koha më e mirë për të konsumuar probiotikët?

    Merrni probiotikët 15-30 minuta përpara ushqimit kur përmbajtja acide e stomakut është në nivelin më të ulët. Përmbajta acide e ulët mundëson që bakteriet (probiotikët) dhe majatë të mbeten të gjalla duke mos qëndruar së bashku me ushqimin në stomak, e për pasojë të arrijnë në zorrë, atje ku shfaqin edhe aktivitetin e tyre. Në rastet e marrjes së antibiotikëve nga goja, merrni probiotikët të paktën 2 orë përpara.

  • Ku mund të blihen probiotikë?

    Ju mund të blini ushqimet probiotike në dyqanet që mbajnë ushqime të shëndetëshme ndërsa suplementët ushqyes me përmbajtje probiotikësh mund të blihen në farmaci ose nëpërmjet internetit.

  • Çfarë efektesh anësore mund të shfaqen gjatë përdorimit të probiotikëve?

    Ju mund të vëreni fryrje ose dhembje barku, gazra, dhimbje barku, kapsllëk ose diarre në ditët e para të terapisë probiotike. Këto simptoma ndodhin për shkak se sistemi juaj i tretjes ribalancohet në favor të baktereve të mira. Simptomat duhet të zhduken pas disa ditësh. Sidoqoftë, nëse ato vazhdojnë, mund ta zvogëloni dozën dhe ta rrisni përsëri më pas në mënyrë graduale.

  • A janë probiotikët të sigurt për fëmijët?

    Po, ushqimet dhe suplementët probiotikë janë të sigurt për fëmijët. Ekziston një gamë e gjerë e suplementëve probiotikë të cilët janë të përshtatshëm për fëmijët. Ekzistojnë forma të ndryshme duke përfshirë tableta, kapsula dhe pluhur. Probiotikët janë gjithashtu të përshtatshëm edhe për foshnjat. Sapo të ndërpritet ushqyerja me gji, ushqimet probiotike mund të shtohen në dietën e fëmijës. Suplementë të ndryshëm me probiotikë janë gjithashtu të përshtatshëm për foshnjat.